Marek Hamshik: Më pëlqen të luaj për Milanin

Mesfushori sllovak i Napolit, Marek Hamshik, është një nga lojtarët më të kërkuar gjatë kësaj merkatoje, sidomos nga ana e Milanit. Dhe, ai e ka shprehur hapur preferencën e vet, duke thënë se do t’I pëlqente shumë që të luante për Milanin, pasi do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierën e tij.

“Më bëhet qejfi për fjalët e mira të Galianit dhe Alegrit. Presidenti De Laurentin nuk do që të më shesë, por cikli im tek Napoli herët ose vonë do të përfundojë”, ka thënë mesfushori sllovak në një intervistë për “Pravda”.

Hamshik ka thënë se I detyrohet shumë Napolit, pasi në këtë klub është rritur si futbollist. Por, ai u shpreh se nuk ka fituar ende asnjë trofe me këtë ekip dhe për këtë arsye ndoshta mund të zgjedhë që të ndërrojë ambient.(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment