Maradona padit ndërmarrjen kineze “The9 Limited”

Djaloshi i artë i futbollit, apo siç njihet “El Pibe de Oro”, Diego Armando Maradona ka dalë kundër një ndërmarrjeje kineze në prodhimin e lojërave online.

Kampioni argjentinas ka paditur ndërmarrjen kineze të specializuar në prodhimin e lojërave online, “The9 Limited”,

Maradona akuzoi ndërmarrjen kineze që ka qendrën e saj në qytetin Shanghai se ka përdorur imazhin e tij në një videogame me emrin “Winning Goal” pa marrë autorizimin e tij.

Sipas Maradonës ndërmarrja as nuk e ka kontaktuar atë përpara se të hidhte në treg lojën me kartona me personazhin që ravijëzon atë vetë.

Ndërmarrja kineze “The9 Limited” i kërkoi ndjesë Maradonës, një ndjesë që rezultoi pa sukses.
(noa.al)

 
 

No comments:

Post a Comment