Maradona: Neymar është i "paedukatë" si Pele

Ish-trajneri i Kombëtares Argjentinase, Diego Armando Maradona në një intervistë të dhënë për televizionin spanjoll TV5 ku ka deklaruar se Neymar është një i "paedukatë" si vetë Pele-ja.

"Neymar nuk është gjë tjetër veçse një i "paedukatë" pasi ai e quan veten si lojtarin më të mirë të botës në të njëjtën mënyrë që Pele bënte në kohën e tij", tha Maradona për TV5.

Neymar është lojtari më i kërkuar në këto momente në merkaton verore dhe ai duket se do të ketë një të ardhme të afërt tek Real Madridi.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment