Maqedonia injoron apelin e Brukselit

Qeveria e Nikolla Gruevskit po e injoron apelin e Komisionit Evropian që të ndërmarrë hapa për parandalimin e qytetarëve të Maqedonisë për të kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian.

Pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Evropian, pas vërshimit që bënë qytetarët e Maqedonisë në vendet e BE-së shprehen se maqedonia po luan lojë të rrezikshme me vizat.

Edhe pse ka një vit e gjysmë që janë liberalizuar vizat qytetarëve të Maqedonisë, u kanoset rreziku për bllokimin e lëvizjes së lirë dhe kthimi i vizave për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve të cilët kërkojnë të mbeten në vendet e Bashkimit Evropian.

No comments:

Post a Comment