Maqedoni, protesta kundër dhunës policore

Prej një jave në Maqedoni po zhvillohen protesta të fuqishme. Protestat lindën pas vrasjes së një 22 vjeçari maqedonas nga policia, pikërisht në ditën kur partia e kryeministrit Gruevski po festonte fitoren në zgjedhje. Protestuesit, me moton “Ndal dhunës së policisë”, kërkojnë hetimin e plotë të rastit në fjalë, dorëheqjen e disa zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe shpërbërjen e njësiteve speciale. 22 vjeçari është rrahur për vdekje nga një pjesëtar i njësive speciale për të cilin dyshohet se në të kaluarën ka qenë edhe truproje personale i kryeministrit Gruevski. Vrasja e 22 vjeçarit u mbajt e fshehtë nga policia maqedonase për 2 ditë, deri kur rasti u zbulua nga mediat. Pas kësaj, autori i vrasjes së tij është vetëdorëzuar në polici.
(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment