Pages

Luksemburg, fillon Forumi për Ballkanin Perëndimor

Në Lukemburg sot fillon Forumi për Ballkanin perëndimor, në të cilin, pos ministrave të jashtëm të vendeve të këtij rajoni, marrin pjesë edhe shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe zyrtarët e lartë të BE-së, Ketrin Eshton dhe Shtefan Fule.

Pritet që temë e diskutimit do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit. Ministria e Jashtme e Kosovës, ka njoftuar se në këtë takim merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Raportohet se shefja e politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, gjatë takimit në Luksemburg, do të njoftoj për vizitat e saj në Prishtinë, Beograd dhe Sarajevë.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment