Luan Hoxha dëshmon për Gërdecin

Luan Hoxha, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ka deklaruar në seancën e radhës të procesit të Gërdecit, se vendi i demontimit u përcaktua nga ish-ministri i mbrojtjes pa iu marrë pëlqimi më parë shtabit.


Sipas tij fillimisht ishte përcaktuar fshati Bërzhitë i Tiranës si vend demontimi, por pas verifikimit të specialistëve, Shtabi i Përgjithshëm e rrëzoi si mundësi.

“Me një vendim tjetër, ministri Mediu e firmosi Gërdecin pa dërguar ndonjë kërkesë për aprovim të forcave të armatosura”, tha Luan Hoxha.

Sipas Hoxhës, ushtria nuk mund të kundërshtonte më një urdhër të dalë nga Ministria e Mbrojtjes. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment