LSI: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, profesional

Sekretari i përgjithshëm i LSI- së, Luan Rama tha sot se vendimi i një dite më parë i Kolegjit Zgjedhor, sa i takon kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës ishte profesional.

Në komunikimin me median rreth mesditës, Luan Rama tha se në zgjedhjet lokale të 8 majit u konfirmua maturia e qytetarëve shqiptarë. “U konfirmua përgjegjshmëria, pjesëmarrja dhe maturia e qytetarëve të denjë, për një shoqëri europiane dhe e qytetarëve shqiptarë, të cilët me votën e tyre dëshmuan trendin europian te zhvillimit të vendit, të cilat mbeten padyshim në qendër të investimit, qytetarit politik të shoqërisë shqiptare”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i LSI-së.

(www.noa.al)

No comments:

Post a Comment