LSDM: Shqiptarët të mbajnë kryeministrin

Nëse LSDM-ja do të jetë pjesë e koalicionit të ri qeveritar është e gatshme që t’ua lë shqiptarëve postin e kryeministrit. Por kjo gjë mund të arrihet nëse Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) futen në koalicion qeveritar me LSDM-në.

“Duke ua lënë postin e kryeministrit shqiptarëve do të dëshmonim se në Maqedoni nuk ka probleme ndëretnike dhe do t’i tregonim botës se edhe ne jemi të emancipuar. Kur mundet që Amerikën ta udhëheqë një person me ngjyrë, pse nuk do të mundet që Maqedoninë ta udhëheqë një shqiptar”, kanë thënë burime nga LSDM.

“Ndërkaq, nga ana tjetër, do t’i jepej fund qeverisjes së Nikolla Gruevskit, i cili po e çon Maqedoninë drejt humnerës”, thonë burime nga parti më e madhe opozitare maqedonase.


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment