Lojrat kompjuterike përmirësojnë notat e fëmijëve

Hulumtuesit kanë zbuluar se lojrat kompjuterike që trajnojnë trurin mund të përmirësojnë notat e fëmijëve brenda disa javëve. Një studim tregoi se enigmat e dizajnuara për të ushtruar arsyetimin e fëmijëve dhe aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve fillojnë të kenë efekt brenda tre muajsh.

Psikologët, nga Universiteti i Michigan-it, testuan efektet e lojërave që trajnojnë trurin në 62 fëmijë të moshës 8-9 vjeçare dhe arritën në përfundimin se fëmijët që luanin 15 minuta në ditë me "enigma"(puzzle) kishin një aftësi më të madhe për të përvetësuar informacionin e marrë në klasë.

Megjithatë, ata pranuan se lojrat e trajnimit të trurit nuk kanë të njëjtin efekt dhe se nuk është e garantuar se do të funksionojë tek të gjithë.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment