Llalla: Dyshime për fshehje të pasurisë jashtë

Kreu i Inspektoratit të Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurive, Adriatik Llalla ka denoncuar sot pasuritë e fshehura të zyrtarëve shqiptarë të të gjitha niveleve jashtë vendit, duke kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian për ti gjetur ato.

Llalla tha se janë disa raste që po verifikohen, duke mos bërë publik emra dhe shifra.

Kreu i inpektoriatit i bëri deklarimet e tij gjatë një takimi me drejtues të ministrisë së brendshme, ku merrte pjesë edhe amabsadori i BE-së në Shqipëri, Etore Sekui. Gjatë këtij takimi u njoftua se misioni europian i asistencës policore PAMECA zgjati për herë të tretë mandatin e qëndrimit në Shqipëri për të ndihmuar forcimin dhe reformimin e forcave shqiptare të rendit.

Në fjalën e tij, ambasadori, Sekui tha se BE do të përmirësojë parandalimin dhe zbulimin e të gjitha niveleve të kriminalitetit, kapacitetet e punës hetimore të Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, pikat kufitare të zbatojnë më mirë standartet europiane dhe të forcohen më tej aftësitë hetimore të departamentit kundër krimeve të organizuara dhe të rënda si dhe të menaxhohen më të mirë fuqitë inteligjente duke patur edhe një bashkëpunim më të ngushtë me organet e prokurorisë.

“Ne kemi besim se Shqipëria do t’i plotësojë këto detyra”, tha ambasadori Sequi.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment