Liverpool premton përforcime të mëdha

Drejtori i Liverpoolit, Damien Comolli i ka premtuar tifozëve të klubit se do të ketë aktivitete të tjera të përforcimeve gjatë verës, pas sigurimit të objektivit kryesor të tyre, Jordan Henderson. Liverpool angazhoi mesfushorin anglez Henderson nga Sunderland të premten në marrëveshje, që thuhet se vlen afro 20 milionë funte.

20 vjeçari është përforcimi i tretë Andy Carroll dhe Luis Suarez, prej kur Kenny Dalglish u rikthye në postin e menaxherit.

“Ne donim të bëjmë një përforcim të hershëm. Sa më herët aq më mirë sepse do të kemi kohë të rishqyrtojmë strategjinë tonë ose të vendosim se a do të sjellim të tjerë, që tashmë është e sigurt”, tha Comolli për të përditshmen angleze Daily Mirror.

“Jam shumë i kënaqur sepse Jordan ishte njëri prej objektivave kryesore që kishim”, shtoi ai. Liverpool duket se do të humb garën për mesfushorin e Aston Villas Ashley Young, i cili thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin, por sipas Comollit, klubit do të kërkojë futbollistë të tjerë. “Nëse nuk mund të sjellim një futbollist nga Premierliga, do ta kërkojmë dikë tjetër nga një ligë e huaj”, përfundoi ai.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment