Liverpool futet në garë për Witsel

Liverpooli i është futur Milanit në garë për të transferuar lojtarin e Standardit, Axel Witsel. Talenti i ri i skuadres Belge kerkohej deri pak kohësh nga Milani dhe ishin pranë një akordi por tashmë në garë është futur edhe Liverpool.

E përditshmja angleze "The People" tregon se Liverpooli i ka ofruar 10 milion euro 22 vjeçarit ndërsa Standard për të kërkon plotë 13 milion për lojtarin e tij.

Drejtori sportiv i Milanit, Braida e ka vështruar lojtarin të premtën në ndeshjen kualifikuese të Euro 2012 të Belgjikës kundër Turqisë e cila ka përfunduar me rezultatin 1-1. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment