Liteski kërkon Bogdanin, shkes bëhet Alban Bushi

Kampionët e Bullgarisë kërkojnë shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani. Presidenti i Liteksit, Grisha Grançev, ka qenë dje në Tiranë posaçërisht për të takuar sulmuesin. Sipas informacioneve ai i ka bërë një ofertë të majme Bogdanit, çka e ka vënë këtë të fundit në mendime lidhur me qëndrimin ose jo të tij në Itali. Ndërkaq, shkes për këtë tratativë është bërë ish-sulmuesi i Kombëtares sonë, Alban Bushi, i cili kohë më parë ka luajtur për këtë skuadër duke u shpallur jo vetëm golashënues, por edhe lojtari më i mirë i kampionatit bullgar. Nisur nga kjo eksperiencë, presidenti i Liteksit ka kërkuar një tjetër sulmues me eksperiencë nga Shqipëria.


(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment