Lista që nuk ekziston më!

Aktiviteti politik i listës “Ibrahim Rugova”, anëtarët e së cilës kanë zënë disa pozita në qeverinë “Thaçi 2” ka “vdekur” para disa muajve, pak kohë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, shkruan Zëri.

Drejtuesit e kësaj liste duket se kanë arritur qëllimin e themelimit – afrimin me Hashim Thaçin dhe shpërblimin me nga një “copë” pushtet për zhurmën e bërë para dhe gjatë zgjedhjeve, që ishte e përqendruar në sulmimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe dëmtimin e AAK-së.

Me vetëm një ulëse në Kuvendin e Kosovës, lista “Ibrahim Rugova” që ishte themeluar në pamundësi për të marrë timonin e LDK-së, ka arritur që në Qeverinë e Kosovës ta ketë postin e zëvendëskryeministrit, një ministër dhe tre zëvendësministra.

Derisa shumica e partive politike në vend, thuajse çdo për ditë i japin mesazhet e tyre për çështje të ndryshme politike, lista “Ibrahim Rugova”, jo që nuk e bën këtë, por ajo nuk ka as seli dhe adresë, ku mund të gjendet.

Themelimi i listës “Ibrahim Rugova”, sipas analistëve politikë, është bërë ekskluzivisht për ta dëmtuar LDK-në, për të dërguar “ujë në mulli” të PDK-së dhe për t’u avancuar disa persona në emër të ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment