"Lista e dëshirave" të 15 vjeçares

Një 15 vjeçare britanike e cila vuan nga kanceri postoi "listën e saj të dëshirave" në internet dhe vuri re se lista u bë një nga subjektet më të njohura në Twitter.

Përdoruesit e Twitter duke përfshirë edhe Rio Ferdinand (lojtar i Manchester United), Philip Schofield (prezantues televiziv), Channing Tatum (aktor) dhe Terry Morgan (reportere e ABC News) kanë ri-dërguar listën e Alice Pyne të përbërë nga gjërat që dëshiron të bëjë përpara se të vdesë.

Pyne e cila ka qënë duke luftuar me limfomën Hodgkin për katër vitet e fundit tha se objektivat e saj përfshijnë notin me peshkaqenë, futjen e qenit të saj Mabel në një spektakël për qentë, takimin me bandën pop Take That, dhe inkurajimin e njerëzve për të dhuruar palcën e kockave.

"Kam qënë duke luftuar me kancerin për pothuajse 4 vite dhe e di se kanceri po më mund dhe nuk duket sikur do ta fitoj këtë. Mamaja më thotë gjithmonë se jeta është ajo që ne bëjmë me të, dhe prandaj unë do të bëj më të mirën e asaj që kam"ka shkruar adoleshentja në blogun e saj. Ri-dërgimet u përhapën tek mijëra përdorues të Twitter dhe e bënë listën e saj një nga temat më të njohura në Twitter të mërkurën. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment