Lipi: Antonio Konte është zgjedhja e duhur për Juventusin

 
Ish-tekniku i Juventusit dhe kombëtares italiane, Marçelo Lipi, ka thënë se zgjedhja e Antonio Kontes si trajner i bardhezinjve, ka qenë një vendim i duhur nga ana e drejtuesve të Juventusit. Sipas Lipit, Konte do të riktheje shpirtin fitues tek Juventusi. “Konte është zgjedhja e duhur, sepse përfaqëson në mënyrë shumë të fortë juventinitetin dhe sepse ka impresionuar si lojtar dhe kapiten i Juventusit. Ai ka qenë protagonist i një Juventusi protagonist dhe di si të veprojë. Ka qenë një udhëheqës në fushë si lojtar dhe do të jetë edhe në pankinë si trajner. Konte mund të rizgjojë shpirtin e Juventusit dhe t’jua transmetojë lojtarëve të rinj”, ka thënë Marçelo Lipi.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment