Lily Allen është e martuar - dhe shtatzënë!

Lily Allen është shtatzënë. Sam Cooper, burri i ri i këngëtares, njoftoi për lajmin e mirë gjatë fjalimit të tij në martesën e tyre, që u zhvillua të shtunën.

"Sytë tanë ishin mbushur me lot. Kjo është dita më e lumtur e Lily-t dhe e Sam-it, dhe ata e duan kaq shumë njëri-tjetrin. Lajmi që dha Sami ishte qershia mbi tortë" tha një burim.

Besohet se Lily është shtatzënë prej 16 javësh dhe Sam vendosi të përfshijë këtë lajm në fjalimin e tij.

Lajmi i mirë vjen shtatë muajsh pasi 26 vjeçarja humbi fëmijën e saj dhe të Sam në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Ditën e shtunë Lily dhe Sam janë martuar në kishën e St James në Gloucestershire, në jugperëndim të Anglisë, para se të porsamartuarit dhe të ftuarit e tyre të drejtoheshin në rezidencën 3 milonë £ të çiftit për pritjen, e cila u mbajt në kopshtin e tyre.



(albeu.com)

No comments:

Post a Comment