Lidington: Liderët të vendosin dialogun politik

Kapërcim të ngërcit politik dhe rivendosje urgjente e dialogut nga ana e liderëve shqiptarë dhe angazhim total në plotësimin e reformave që kërkon integrimi në BE. Ky ka qenë mesazhi i dhënë sot nga ministri Britanik i Shtetit për Europën, David Lidington, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që zhvilloi me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

Pa dashur të komentojë në detaje situatën e fundit politike në vend dhe duke pranuar se nuk ka njohje të argumentimit të dhënë nga kolegji Zgjedhor për vendimin e marrë, Lidington ka theksuar se ajo që është e rëndësishme për vendit, është vendosja në pozita pune. “Pas përfundimit të këtij procesi ajo që ka rëndësi është që opozita ta vërë qeverinë në pozita pune, që ajo të japë llogari në kuvedn për punën që kryen por edhe opozita duhet të përballojë sfidën e saj, jo në rrugë por në parlament”- tha ai.

Sipas tij, realizimi i reformave në aspektin ekonomik dhe në atë ligjor e administrativ mbetet sfida të Shqipërisë për integrimin.

“Miqtë e Shqipërisë në BE, kërkojnë që ngrëci politik në vend të kapërcehet, sepse e bën më të vëhstirë procesin e integrimit dhe ne kërkojmë nga liderët shqiptarë të marrin masa për të vendosur procesin e dialogut politik që të vazhdojnë reformat e nevojshme legjislative për përshpejtimin e integrimit.

Ne do të mbështesim ambicjet e saj për BE por kjo kërkon dhe angazhimin e vetë shqiptarëve që të vazhdojnë procesin e reformave dhe të rivendosin dialogun duke treguar përkushtimet që kanë”- tha ai.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment