Lidington kundërshton tezat për ndarje të Kosovës

Për Britaninë e Madhe, ideja për ndarjen e Kosovës është e papranueshme, tha të enjten në Tiranë sekretari shtetëror për marrëdhënie me Evropën dhe NATO-n, David Lidington.

“Ne jemi në kundërshtim të fortë ndaj disa tezave që qarkullojnë në qarqe të caktuara, lidhur me shkëmbim territoresh apo edhe për ndarjen e Kosovës”, tha Lidington, njofton REL.

Në një konferencë për media në Tiranë, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, ai theksoi mbështetjen për Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ajo duhet të ecë përpara me zbatimin e reformave dhe të kontribuojë për përshpejtimin e proceseve integruese evropiane. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment