Lichtsteiner, afër Juventusit.

Menaxheri i Stephan Lichtsteiner pret që mbrojtësi i djathtë i Lazios të kompletojë transferimin në Juventus gjatë kësaj jave.
“Këtë javë pres që Lichtsteiner t’i bashkohet Juventusit. Mund të konfirmoj se ka diferencë të vogël mes klubeve rreth marrëveshjes, por shpresoj se gjithçka do të rregullohet”, tha Federico Pastorello për Radio Mana Mana.

Lazio kërkon 12 milionë euro për Lichtsteiner, ndërsa Juventus ka ofruar 9 milionë euro. Klubet pritet të arrijnë marrëveshje për rreth 10 milionë euro.

(gazetaexpress.com)



No comments:

Post a Comment