Libia digjet, Kadafi luan shah

Televizioni shtetëror libian transmetoi pamje të Muamar Gaddafit nga takimi që kishte me kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të shahut.

Sipas agjencisë së lajmeve ruse, Interfax, Krisan Iliumzinov, i cili ka shërbyer si Guvernator i një province ruse, tha se “zhvilluan një lojë shahu të dielën me Muamar Gaddafin, në kryeqytetin e Libisë, Tripoli”.

Iliumzinov, shtoi se “lideri libian më tha se nuk kam ndërmend të largohet nga vendi”.

Po në të njëtën ditë, rebelët në Libi u përpoqën të rifitonin qytetin Brega por nuk e arritën dot. Nga kjo përleshje, kishte katër persona të vdekur dhe 65 vetë të plagosur, thanë doktorët në spitale mjekimit të të plagosurve.
Sipas të njëjtave burime, kjo ishte nata më e përgjakur e javëve të fundit dhe numri i viktimave nuk dihet me saktësi, pasi të plagosurit janë transferuar edhe në spitale të qyteteve të tjera.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment