Libi, rebelët në kontakt me rrjetin e fshehtë

Rebelët libianë në lindje të vendit janë në kontakt të afërt me një rrjet të fshehtë që kundërshton regjimin e Muammar Gaddafi-t në Tripoli.

Sipas BBC, një anëtar i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Bengazi ka bërë të ditur se ata po përpiqen të mbajnë bisedime sekrete për të përgatitur rënien e regjimit.

Anëtari tha se bisedimet deri tani janë zhvilluar përmes programit Skype dhe telefonëve satelitore.

Rebelët duan të përshkallëzojnë impaktin e presionit të NATO-s dhe të ulin moralin e zyrtarëve në Tripoli.

Sipas burimit, ata duan të përfshijnë opozitën e fshehtë të kryeqytetit në strategjinë e tyre të përgjithshme për të nxjerrë jashtë loje Gaddafi-n.

Në këtë mënyrë, nëse dikush do të ketë guximin të zbresë sërish në rrugët e kryeqytetit, do të jetë pjesë e një plani më të madh.

(top-channel.tv) 

No comments:

Post a Comment