Lejohet importi i veturave deri në 13 vjet

Kosovarët tash e tutje do të mund të importojnë vetura të vjetra deri në 13 vjet.

Ministria e Financave ka marrë pëlqimin e komisionit për Buxhet dhe Financa që të ndryshojë akcizën.

Ministria ka marrë pëlqimin që të vendosë akciza të ndryshme për veturat. Sa më e vjetër vetura, akciza më e lartë. Për veturat me kilometrazh 00 nuk do të ketë akcizë fare. Veturat 2000 kubikë deri në 8 vjet e vjetër do të kenë akcizë prej 500 euro, ato 9 vjet 700 euro, 10 vjet 800 euro, 11 vjet 900 euro, 12 vjet 1000 euro, 13 vjet 1100 euro.

Veturat mbi 2000 kubikë do të kenë akcizë më të lartë. P.sh vetura 13 vjet mbi 2000 kubikë do të ketë akcizë 1500 euro.

Me ndryshimin e kësaj akcize Qeveria mëton të inkasojë rreth 20 milionë euro, që janë shumë domethënëse për buxhetin e varfër të këtij viti.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment