Lazio s’ka vend për Cissen

Sulmuesi francez, Djibril Cisse do të transferohet në Lazio vetëm nëse një sulmues largohet nga Olimpico gjatë verës.

Panathinaikos synon të largojë Cissen duke zvogëluar faturën e rrogave, pasi francezi është në mesin e futbollistëve më të paguar në klub. Lazio do të ketë vend për të vetëm nëse Sergio Floccari largohet nga klubi, ndërsa spekulohet se kërkohet nga Parma.

“Cisse do të vjen vetëm nëse largohet një sulmues i yni. Ne tashmë kemi shtatë sulmues, andaj ai do të jetë zëvendësues nëse largohet njëri prej tyre”, tha presidenti i Lazios, Claudio Lotito, për Corriere dello Sport.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment