Lazio nuk ka bërë asnjë ofertë për Canën

Trajneri i ri i Galatasarayt, Fatih Terim ka reaguar rreth spekulimeve të shumta dhe të vazhdueshme rreth interesimit të klubit italian, Lazio, për t′i siguruar shërbimet e mesfushorit të skuadrës turke, Lorik Cana.

Prej përfundimit të kampionatit në Serie A të Italisë, drejtuesit e Lazios duke përfshirë presidentin Claudio Lotito dhe drejtorin sportiv, Igli Tare kanë nisur aksionin për t′u përforcuar me mesfushorin kosovar, i cili mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes.

Por Fatih Terim ka mohuar gjithçka se Lazio i ka bërë ofertë per Canën."Lazio nuk ka bërë ofertë zyrtare për Canën. Cilido klub që është i interesuar për ndonjërin prej futbollistëve tanë, duhet të paraqesë një ofertë zyrtare me shkrim", ka deklaruar Terim për mediat turke.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment