Lazio-Klose, mungon vetëm firma

Çdo gjë është arritur ndërmjet Lazios dhe Miroslav Kloses dhe pritet vetëm firam e sulmuesit gjerman. Këtë gjë e ka pohur vetë shtypi italian "Cittaceleste.it", i cili hapet me kryeartikullin "Lazio-Klose, gjithçka ka përfunduar".

Disa ditë më parë skuadra e Bayernit kishte deklaruar se Klose do të largohet pasi agjenti i tij dhe drejtuesit e skuadrës nuk kanë arritur të rinovojnë kontratën e tij e cila mbaronte në funt të Qershorit.

Klose kërkohej edhe nga Valencia por agjenti i lojtarit nuk ishte i kënaqur me pagën vjetore të klientit të tij dhe e refuzoi kërkesën e Valencias për ta transferuar Klosen në spanjë. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment