Lady Gaga, tinejxherëve: Mos bëni seks!

Lady Gaga u ka bërë thirrje tinejxherëve që të mos tentojnë të bëjnë marrëdhënie seksuale deri sa mund të durohen për të mos e bërë këtë.

Edhe pse ajo nuk e ka problem të flasë për përvojat e veta seksuale dhe tendencat biseksuale, këngëtarja nuk dëshiron që fansat e saj tinejxherë të futen thjesht nëpër shtretër me çdokë.

“Mendoj se fëmijët duhet të presin sa më shumë që munden para se të bëjnë seks. Dhe ata duhet të përdorin kontraceptivë nga hera e parë e deri te e fundit. Por, nuk kam frikë të flas për seks. Seksi nuk është gabim. Seksi është jeta e vërtetë. Nuk e shoh seksin si gjë të keqe”, u shpreh Gaga. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment