Kylie Minogue, vitet kaluan por mbeti seksi.

Këngëtarja australiane, Kylie Minogue, kaloi një rrugë të gjatë, nga vajza simpatike nga fqinjësia deri te pop diva seksi, ndërsa tani për herë të parë foli për atë se si është ballafaquar me kancerin e gjirit të cilin e mposhti, për atë se nuk do të mund të ketë fëmijë dhe se ndihet mirë edhe në moshën e saj 42-vjeçare.

“Jeta ime ka qenë shumë interesante, por askush nuk është i kursyer nga sëmundja. Njeriu duhet ta pranojë atë gjë dhe të bëjë çka do që mundet. Kështu edhe unë përpiqem ta bëj më të mirën”, pohoi këngëtarja, e cila në vitin 2005 është diagnostifikuar me kancerin e gjirit.

Nuk do të mund të mbetet shtatzënë

Megjithatë, Kylie e zbuloi se me siguri që kurrë nuk do të bëhet nënë, që është pasojë e kimioterapisë.

“Në jetë duhet ta pranoni edhe të mirën edhe të keqen, ndërsa unë duhet të jem e sinqertë dhe ta pranoj që pas të tërës që e kam kaluar, terapisë kundër kancerit, ndoshta nuk do të mund të mbetem shtatzënë. Unë këtë do ta doja pa masë, por thjesht mendoj që kjo nuk do të ndodhë, dhe kjo është në rregull, pasi që unë jam mirë dhe mund të kënaqem me fëmijët që më rrethojnë”, tha Minogue.

Pasi e mposhti sëmundjen Kylie u desh ta fitonte edhe një betejë, rifitimin e zemrës së publikut, ndërsa rikthimi në skenë pohon se ka qenë edhe më i ëmbël se kënaqësia të cilën e ndjente në fillim të karrierës.

“Kishte ekzistuar një periudhë e gjatë në të cilën nuk kam pasur hite dhe jeta më ishte krejtësisht ndryshe. Megjithatë, atëherë kur suksesi ndodhi sërish, këtë e kam çmuar dyfish më shumë, pasi që e dija si është kur nuk e ke. E njëjta vlen edhe për shëndetin. Mendoj që njerëzve duhet t’iu jepet rasti i dytë dhe që ata vetë të besojnë se ajo do t’iu ndodhë”, potencoi Kylie, e cila gjatë tërë karrierës së saj është konsideruar seks-simbol.

Prapanica më e njohur se ajo

Duke folur pikërisht për këtë tema, me buzëqeshje në fytyrë pohoi se në një moment një pjesë e trupit të saj e kërcënonte se do të ishte më e njohur se emri i saj dhe fytyra. “Pasi që jam paraqitur me videoklipin e këngës ‘Spinning Around’ njerëzit filluan shumë më shumë të interesohen për prapanicën time sesa për mua.

Një gazetë shkoi aq larg sa e publikoi fotografinë e prapanicës sime me mbishkrimin se ajo konsiderohet si pasuri kombëtare. Buzëqesha ëmbëlsisht, pasi që prapanica ime nuk di asgjë të bëjë, vetëm të dridhet. Doli që kjo pjesë e trupit ma “hijezoi” fytyrën”, sqaroi ajo, dhe për dallim nga shumica e kolegeve të saj ajo i pranon komplimentet në llogari të pamjes së saj.

“Ajo që njerëzit më konsiderojnë seks-simbol për mua kurrë nuk është problem. Unë jam femër dhe ky është kompliment i shkëlqyeshëm. Këtë nuk e marrë shumë seriozisht, pasi që e di se shumë gjëra mund të bëhen me grim dhe rroba të mira, por është ndjenjë e mirë kur njerëzve u pëlqeni për shkak të pamjes suaj”, e pranon pop diva, e cila edhe më tutje vesh pantallona “të nxehta” edhe pse i ka plot 42 vjet.

(yllpress.com)

No comments:

Post a Comment