Kuvendi punon, opozita pushon

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare këtë të enjte me shqyrtimin e ratifikimit të vendimeve të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Edhe në këtë seancë deputetët e Partisë Socialiste kanë munguar , në shenjë proteste ndaj rezultateve të KQZ-së për kryetarin e bashkisë Tiranë.
Ndërkohë që dy deputetët e grupit socialist, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, si gjithmonë e kanë thyer bojkotin.

Në seancën e sotme parlamentare përfshihet dhe raportimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe votimi i pr/rezolutës për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2010 si edhe diskutimi i pr/ligjit "Për krijimin e shoqërive “HEC, Ulëz - Shkopet” sh.a. “HEC Tiranë Lanabregas” sh.a. dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a. dhe përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive “HEC Ulëz - Shkopet” sh.a. dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a.”. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment