Kuvendi nën “thundrën” e Qeverisë

Kuvendi i Kosovës nuk po arrin as për së afërmi ta kryejë njërën nga obligimet kushtetuese – mbikëqyrjen e Qeverisë, ndërsa kjo e fundit me sukses po ia del që ta kontrollojë atë.

Të aktin në tre muajt e parë të Qeverisë “Thaçi 2” legjislativi nuk është treguar i fuqishëm që të aplikojë kontrollin mbi Qeverinë, shkruan Zëri.

Miratimi i Rezolutës për bisedimet me Serbinë dhe i Ligjit për buxhetin, për të cilin deputetët kanë thënë se përmban dobësi të shumta, përfshi edhe nenin që mundëson privatizimin e PTK-së, kanë treguar se legjislativi "mbizotërohet” nga Qeveria.

Ndikim i Qeverisë, përkatësisht kryeministri Hashim Thaçi, mbi legjislativin, e pranon edhe vetë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili gjatë një interviste për Zëri ka thënë se shefi i Qeverisë këtë e arrin nëpërmjet deputetëve të PDK-së. 
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment