Kura e re kundër melanomës.

Hulumtuesit amerikanë thonë se një vaksinë e kombinuar me ilaçin Interleukin-2 mund të përmirësojë rezultatin për melanomën e avancuar (lloj tumori). Studimi i publikuar në Journal of Medicine thotë se vaksinat terapeutike kundër kancerit - ndryshe nga vaksinat që parandalojnë infeksionin, janë krijuar për t′i dhënë një shtytje sistemit imunitar, për ta ndihmuar atë në luftën kundër tumoreve ekzistuese.

"Kjo është hera e parë që një vaksinë ka treguar dobi në trajtimin e pacientëve me melanoma metastatike. Eksperimenti që kemi bërë është një shembull i mirë i suksesit me vaksinën, pasi kjo vaksinë së bashku me Interleukin-2 ka dhënë rezultate shumë të mira" tha dr.Howard Kaufman, një nga udhëheqësit e eksperimentit.

"Nëse ne mund të përdorim sistemin e mbrojtjes së vetë trupit për të sulmuar qelizat e tumorit, ne do të sigurojmë një mekanizëm për të hequr kancerin nga trupi pa shkatërruar inde të shëndetshme" shtoi ai./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment