Ku shkon rinia shqiptare

Tirana është e re, rritet me shpejtësi dhe feston fort: të rinjtë zhvendosen në kryeqytetin shqiptar për shkak se kërkojnë punë, dashuri e festa. Një shikim në lagjen ku rinia shqiptare kalon kohën më të mirë



Në Tiranë zëri i myezinit thyen qetësinë e natës. Limuzinat luksoze rrëshqasin ngadalë në rrugë. Kush nuk ka makinë, shkon në këmbë. Në lagjen e dëfrimit në Shqipëri, Blloku, në gjashtë rrugica ndodhen restorante, klube e bare. Në bokse del muzikë house. Mes personave të etur për festë është edhe 22 vjeçarja, studentja Deni. “Kush ka vendosur që të bëjë kalojë një natë të mirë, vjen këtu,” thotë ajo.

Por jo gjithmonë ka qenë kaq i zhurmshëm e me ngjyrë Blloku. Deri në mesin e viteve ‘80, kjo lagje ishte një vendbanim ekskluziv për udhëheqësit e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Vilat e elitës politike janë zhdukur komplet tani. Në vend të tyre ka pallate të larta me ngjyra të ndezura.

Në njërën prej këtyre rrugëve ndodhet retro- klubi Radio. Për ta gjetur është pak e vështirë. “Ky është sekreti i bareve të mira në Tiranë,” thotë Deni. “Duhet ta shohësh me shikim të dytë”. Brenda muret janë të veshura, mobiljet janë përzgjedhur me kujdes. Zëri i këngëtares franceze Edith Piaf është në sfond. Në tavolinë janë zhytur në biseda hipster-at shqiptarë.



Kush nuk largohet dot nga vendi, shkon në Tiranë



Kryeqyteti i Tiranës është një nga metropolet me rritjen më të shpejtë në Europë. Vetëm në tre vitet e fundit numri i banorëve është rritur me një të tretën. Sot mendohet se këtu jetojnë 900 mijë njerëz. Në asnjë kryeqytet tjetër evropian nuk ka kaq shumë të rinj mes 20 e 30 vjeç. Të gjithë shpresojnë që në qytetin e madh të gjejnë punë dhe një partner për jetën. “Kush nuk largohet dot nga vendi, shkon në Tiranë. Këtu ke së paku një shans më të mirë për të ardhmen e për pak më shumë qejf,” thotë Deni.

Pak më tutje ndodhet Charly Pub. Aty ndodhet Flavio, 24 vjeç. “Këtu çmimet e birrës ngrihen e ulen sipas kërkesës”, thotë ai. Flavio është zhvendosur në Tiranë për shkak të punës. Ai punon si reporter në një televizion privat.

“Stabiliteti aktual politik është ndërguar mbi themele të brishta. Gjithmonë e më shumë mediat raportojnë për anëtarë qeverie të korruptuar. Me politikën këtu është si me çmimet e birrës. Duhet shumë durim për ndryshim.”
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment