Kroaci, nën akuzë ish-zyrtari i qeverisë

Drejtësia kroate ka ngritur një aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme.

Sipas agjencive kroate, bëhet fjalë për Tomisllav Mercep, i cili dyshohet se ka eleminuar civilë serbë gjatë luftës së viteve ’90.

Sipas burimeve, dyshohet se njësia ushtarake që komandonte Mercep ka ekzekutuar 43 civilë, si dhe ka zhdukur tre të tjerë në Zagreb, Kutin dhe Pakrac.

Gjykimi i paanshëm i kriminelëve të luftës është një kusht i rëndësishëm për Kroacinë në procesin e integrimit drejt BE-së.

Vetëm pak ditë më parë presidenti i KE, Jose Manuel Barroso deklaroi se bisedimet mes Komisionit dhe Zagrebit po shkojnë drejt finishit.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment