Kriza greke kthen emigrantët në Shqipëri.

Shumë emigrantë shqiptarë në Greqi kanë mbetur të papunë, pasi kriza e vendit fqinj ka çuar në mbylljen e shumë vendeve të punës. Shumë emigrantë shqiptarë kanë vendosur të kthehen në vendin e tyre për të përdorur kursimet me hapjen e bizneseve të vogla.

Të dhënat e Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë në Gjirokastër tregojnë se të paktën vetëm gjatë 2 muajve të fundit janë hapur 40 biznese të vogla në Gjirokastër
Këto biznese sipas specialistëve duhet të kenë lehtësira fiskale dhe subvencione, në mënyrë që të zhvillohen dhe të rriten, me shpejtësi. Kjo ndihmë nga qeveria do të ndikonte në uljen e numrit të të papunëve.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment