Kriza, Bernanke: Rritja ekonomike e SHBA tejet e ngadaltë

Rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë dëshpërimisht, tejet e lehtë. Por, sipas gjasave gjërat pritet të ndryshojnë në pjesën e dytë të këtij viti.

Ishte presidenti i Bankës Qendrore Amerikane (FED) Ben Bernanke, i cili e artikuloi këtë në një diskutim në Atlanta, të shtetit të Georgias.

Bernanke nuk kërkoi ndryshimin e politikës monetare të SHBA-ve, duke shprehur bindjen se inflacioni i rritur në javët e fundit është kalimtar.

Presidenti i Bankës Qendrore Amerikane e lidhi ngadalësinë e rritjes ekonomike të SHBA-ve me krizën në Japoni post-tërmetit dhe cunamit të 11 prillit si dhe me rritjen e çmimit të naftës.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment