Kripa dhe ndihma e saj në shtëpi

Kripa nuk është vetëm nje element bazë në kuzhinë, por edhe një ndihmuese shumë e mirë pas pastrimin shtëpiak.

Kripa, në cdo kohë ka qenë një produkt me vlerë të madhe tregtare dhe është simbol i legjendave dhe kryefjalë e shumë proverbave. Vec përdorimit të saj në ushqime, kripa mund të jetë një prej aleatëve kryesore për pastrimin shtëpiak, falë disa karakteristikave kryesore asborbuese dhe aromatike.

1 - Kripa shërben për pastrimin e tenxhereve
Nëse gjatë gatimit është djegur ndonjë ushqim, në enë hidhet ujë me kripë. Kjo ndihmon që mbetjet e ngjitura të hiqen më lehte.

2 – Kripa heq mykun
Veshjet e ndotura me myk pasi lahen dhe thahen, mund tw pastrohen edhe me një perzjerjeje kripe, uji dhe uthulle të bardhë.

3 – Pastrimi i tubacioneve
Për erërat e këqija në tubacionet e lavamanit apo lavapjatit mund të kryhet një veprim shumë i thjeshtë. Hidhni tre lugë kripe dhe ujë te nxehtë.

4. Metale, ar, argjent, bronz e bakër
Kripa,mielli dhe uthulla krijojnë bashkë një pastë që është shumë e mirë për pastrimin e të gjitha metaleve në shtëpi. Ari, argjendi, bakri dhe bronzi shkelqejnë nëse pastrohen me pastën e sipërpërmendur.

Në fund edhe disa truke të vogla që mund të bëni në shtëpi me kripen:

Hidhni pak kripe në hyrje të shtëpisë (nëse pranë keni një kopsht) dhe mbani larg milingonat.
Hidhni pak ujë më kripë në vazot e luleve për t'i bërë ato të qëndrojnë të freskëta për një kohë më të gjatë
Përpara se të përdorni gota të reja, lajini ato me pak ujë të kripur.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment