Kreu i KiE, letër Berishës

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, përmes një letre drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha shpreh shqetësimin për situatën në Shqipëri.

Ai thekson se ndasitë e forta politike në vend rrezikojnë funksionimin e institucioneve dhe progresin ekonomik.

Thorbjorn Jagland, ndërsa nuk ka marrë një përgjigje pozitive për t’iu drejtuar Komisionit të Venecias thekson në letër se mund t’i drejtohet ai vetë Komisionit të Venecias për mënyrën se si mund të shmangen situata të tilla në zgjedhjet e ardhshme.

“Shumë kishin shpresuar se këto zgjedhje do të vendosnin standarde të reja kur vjen fjala tek mënyra e administrimit të votës si dhe qendrimi dhe përgjegjësitë së forcave politike dhe funksionimit të institucioneve demokratike. Këto shpresa u forcuan ngaprocesi i qetë dhe i rregullt i votimit në ditën e ditën e zgjedhjeve. Për fat të keq, polemikat që po rrethojnë zgjedhjen e kryebashkiakut në Tiranë, bëjnë që Shqipëria të përballet tani me një situatë që ka thelluar akoma më shumë ndasitë politike dhe mund të kërcënojë përpjekjet për të siguruar funksionimin e duhur të institucioneve demokratike, qeverisjes së mirë dhe progresit ekonomik të mëtejshëm. Si mik i Shqipërisë, jam i shqetësuar”, thotë ndër të tjera Jagland në letrën e tij.

Sekretari i KiE-së, bën të qartë mendimin se në sfond të mendimit të Kolegjit Zgjedhor, sic shprehet ai vetë, t’i kërkojë Komisionit të Venecias një mendim për mënyrën se si mund të shmangen në zgjedhjet e ardhshme situata të tilla.

Jagland i dërgon përmes kësaj letre një apel të fortë kryeministrit Berisha dhe lidërve të tjerë të forcave politike në vend, t’i hyjnë sa më parë rrugës së dialogut me synim kapërcimin e ngërcit politik duke respektuar sundimin e ligjit dhe parimeve demokratike.
(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment