Krasniqi: Kushtetuta nuk po zbatohet në veri.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se Kushtetuta e Kosovës po zbatohet dhe në përgjithësi edhe institucionet e vendit janë duke i përmbushur të gjitha detyrat e veta. Megjithatë, Krasniqi ka vërejtje në moszbatimit e Kushtetutës në gjithë territorin e vendit, por këtë e arsyeton se Kosova ka institucionet e reja.
Kryparlamentari Krasniqi në trevjetorin e aprovimit të Kushtetutës së vendit, ka thënë se edhe pse me pengesa, ajo po gjen zbatim nga të gjitha institucionet. Krasniqi ka thënë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, se në shumicën e rasteve të gjitha institucionet po i kryejnë detyrat e veta kushtetuese.

Megjithatë, kryeparlamentari Krasniqi ka vërejtje që zbatimi i Kushtetutës së Kosovës nuk është shtrirë ende në pjesën veriore. Ai ka thënë se ka shumë pengesa që akti më i lart të zbatohet tash për tash edhe në veri, edhe pse sipas tij ka lëvizje të mira, raporton RTK.

Krasniqi nuk e thotë se kush është fajtori kryesor për mos zbatim të Kushtetutës në gjithë vendin. Ndërkohë që sipas tij edhe sot nuk dihet se kur do të zbatohet kushtetua në tërësi, pasi që nuk është e tëra në dorë të legjislativit. 

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment