KQZ i lë gjykatës çertifikimin për Tiranën

Në Komisonin Qëndror të Zgjedhjeve nuk ka më çështje të mbetur pezull për sa i përket rezulatit për kryeqytetin. Gjithçka mbetet në dorë të Kolegjit zgjedhor dhe më pas certifikimi i kryetarit të ardhshëm të bashkisë së kryeqytetit nga ana e Gjykatës së Tiranës.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ Njazi Kosovrasti tha gjatë një interviste për “Ora Neës” se KQZ-ja nuk certifikon rezultatin për zgjedhjet lokale ndërsa certifikimi i rezultatit nga KQZ-ja për Tiranën është bërë në kushtet kur ai funksionon si komision zonal i adminsitrimit të zgjedhjeve.

Por nga ana tjetër përfaqësusi ligjor i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndoror të Zgjedhjeve Genci Gjonçaj thotë se për sa kohë që çështja është në Kolegjin zgjedhor nuk mund të parashikojë hapat që ndodhin më tej në këtë proces.
Genci Gjonçaj tha gjithashtu se se ende Kolegji zgjedhor nuk ka arsyetuar për vendimin e parë kur rrëzoi ankimin e Partisë Socialiste. Ndërsa nënvizoi se vendimi i Kolegjit zgjedhor është i paapelueshëm, përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste thotë se kësaj radhe Kolegji duhet të të japë një vendim të drejtë dhe të arsyetuar.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment