Kosovës i nevojitet përkrahje që të mos mbetet e izoluar

Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga priti të hënën në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Sverre Johan Kvale, i cili është në përmbyllje të misionit të tij. Jahjaga tha në takim se çmon shumë përkrahjen e Norvegjisë për Kosovën. Roli i Norvegjisë në rajon, tha ajo, është në përkrahje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.

Kosovës i nevojitet përkrahje që të mos mbetet e izoluar dhe ne e falënderojmë Norvegjinë për ndihmën e tyre në këtë drejtim, theksoi Presidentja Jahjaga. Ajo gjithashtu shtoi se e ardhmja e tërë rajonit, përfshirë Republikën e Kosovës, është në BE dhe NATO.

Ambasadori i Norvegjisë, Kvale, u shpreh i kënaqur që ka shërbyer në Kosovë, duke përfaqësuar vendin e tij. Ai tha se Norvegjia do ta përkrahë Kosovën me programe zhvillimore, duke e ruajtur nivelin e mbështetjes së tanishme. Norvegjia, sipas tij, do ta përkrah Kosovën edhe në rrugën e liberalizimit të vizave dhe integrimit evropian.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment