Kosovë, protesta kundër llotove dhe kazinove

Edhe pse tashmë llotot dhe kazinotë janë të ligjshme, banorët e Pejës në Kosovë kanë dalë që të protestojnë kundër tyre.

Kësaj proteste i ka prirë Hoxhë Enesti, cili ka kërkuar mbylljen e llotove dhe kazinove. Ai tha se lojërat e fatit po i sjellin shumë te këqija Pejës dhe po shkatërrojnë familje. Bile, sipas tij, ato po bëhen edhe shkak për vëlla-vrasje.

Protesta është organizuar nga disa OJQ të ndryshme, ndërsa në të kanë marrë pjesë shumë persona. Policia e Kosovës gjatë kohëve të fundit ka mbyllur disa lloto, të cilat janë përhapur shumë.

Ky fenomen vihet re edhe në Shqipëri, ku numri i llotove është shumë herë më i lartë jo vetëm me Kosovën, por edhe me vende të tjera të rajonit.Pothuajse në çdo cep, edhe në lagjen më të humbur, në vendin tonë gjendet lloto, në të cilat shkojnë që nga fëmijët, deri tek moshat më të vjetra.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment