Kosovari që po mahnit Kroacinë

 
E gjithë vëmendja të premten në mbrëmje në Kroaci, i është dedikuar prizrenasit Mark Marku. Ai ka kaluar në gjysmëfinalen e “Kroacia kërkon një yll”, pas një performance të jashtëzakonshme, që ka bërë publikun dhe jurinë e emisionit të mbesin pa fjalë.

Marku ka interpretuar këngën e vjetër sllave ‘Zajdi, zajdi”, që së fundi identifikohej me këngëtarin Toshe Proeski. Ai ua ka dedikuar këngën motrave të tij, të cilat nuk i ka parë këtu e shtatë muaj. Anëtarët e jurisë e kanë ngritur në qiell prizrenasin.

“Për mua është gjithmonë e vështirë të dëgjoj ‘Zajdi, Zajdi’ pas Toshes. Ai është i pazëvendësueshëm. Por, ti më ke mbytur. Jam i mbaruar. Për mua, je fitues i pesë sezoneve të ardhshme”, ka thënë eksperti i njohur dhe kompozitori kroat, Tony Cetinski, transmeton Idenksonline.

“Performanca më e mirë që kam parë. E ke lëshuar zërin”, ka thënë anëtari i jurisë, Fox.

“Ky nuk është thjesht interpretimi më i mirë në këtë mbrëmje, por më i miri në këtë sezon”, ka thënë Ivana, anëtarja e jurisë, me lot në sy.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment