Kosovarët të obliguar të pajisen me vizë të Kroacisë.

Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve të Kosovës, në lidhje me hyrjen dhe kalimin transit përmes Kroacisë, në bazë të një vize të vlefshme Shengen,
Ministria e Punëve të Jashtme e së Kosovës njofton të gjithë qytetarët të cilët janë mbajtës të pasaportave të vlefshme të Kosovës, e që po ashtu posedojnë vizë të vlefshme Shengen, se janë të obliguar të pajisen me vizë të Kroacisë, si për vizita turistike, private apo të tjera, po ashtu edhe për kalimin transitor nëpër territorin e këtij shteti.

“Vetëm ata qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët janë mbajtës të pasaportave të vlefshme të Republikës së Kosovës, dhe kanë leje qëndrimi të vlefshme në shtetet e Shengenit, nuk janë të obliguar të pajisen me vizë të Republikës së Kroacisë, si për vizita turistike, private, apo të tjera, e po ashtu edhe për kalimin transitor nëpër territorin e Republikës së Kroacisë, në periudhën kohore prej 1 prillit 2011 deri më 31 tetor 2011”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment