Kosova nevojë për bashkëpunim me Izraelin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka pritur në një takim të hënën përfaqësuesin e komunitetit hebraik të Londrës, Rabinin Leibish Heller. Në takim u biseduar për raportet historike mes hebrenjve deh shqiptarëve dhe për bashkëpunimin që mund të zhvillohet në rrafshin e kulturës, turizmit kulturor dhe trashëgimisë kulturore mes dy vendeve.

Ministri Krasniqi vuri në pah faktin se shqiptarët janë ndër popujt e rrallë në botë që nuk e kanë shpërfaqur antisemitizmin.

Nga ana tjetër Rabini Heller, falënderoi ministrin për pritjen dhe tha se hebrenjtë gjithandej botës kanë konsideratë të veçantë për popullin shqiptar duke shtuar se në Kosovë ka takuar një popull mjaft mikpritës.

Heller tha se shpreson se Izraeli shumë shpejtë do ta njoh shtetin e Kosovës.
Nga të dyja palët u shpreh mundësia dhe nevoja për investime dhe bashkëpunim mes dy vendeve ne në çdo rrafsh, por kryesisht në atë kulturor. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment