Kosova e Shqipëria me vetëm një ndalesë kufitare

Duke filluar nga 15 qershori e deri në një vendim të ri, qarkullimi i qytetarëve në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në Vërmicë, do të bëhet vetëm me një ndalesë.

Marrëveshja tashmë e nënshkruar nga dy ministrat e brendshëm të dy shteteve - Bajram Rexhepi dhe Bujar Nishani, ndërsa pritet edhe firmosja e përhershme nga kryeministrat Hashim Thaçi e Sali Berisha, kanë autoritetet policore në këtë pikë kufitare për Radio Kosovën.

Me këtë, pritet evitimi i kontrollit të dyfishtë i udhëtarëve në pikën kufitare dhe, në masë të madhe, do të zbuten tollovitë që krijoheshin gjatë sezonit turistik, kur shumë qytetarë të Kosovës ia mësynin bregdetit shqiptar. 



(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment