Korrupsioni, EULEX, akuza kreut të Postës në Kosovë

Misioni i Bashkimit Europian për policinë dhe drejtësinë bëri të ditur se Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akt-akuza kundër pesë personave, në lidhje me një licencë të telekomunikimit.Në një njoftim të Eulex-it thuhet se aktakuzat kanë të bëjnë me çështjet financiare dhe të korrupsionit, lidhur me një licencë të telekomunikimit. Në qendër të hetimit është bartja e një licencë e telekomunikimit të një operatori për rrjetin mobil virtual në vitin 2007 – 2008, ndërmjet kompanisë private “Dardafon” dhe Postës dhe Telekomit të Kosovës, që dyshohet se është bërë në mënyrë të paligjshme. Sipas VOA, në mesin e pesë personave të akuzuar gjendet edhe shefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqri Haxha, dhe kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të PTK-së, Rexhë Gjonbalaj, të cilët akuzohen për “lidhjen e kontratave të dëmshme”, “shpërdorimin e pozitës zyrtare” dhe “keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi”. Ndërsa tre të akuzuarit e tjerë akuzohen për “mashtrim”, “lidhje të kontratave të dëmshme”, “keqpërdorim i besimit”, “falsifikim të dokumenteve” dhe “krim të organizuar”. Këto akuza ndodhin në një periudhë të përgatitjeve të autoriteteve për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, në përpjekje për të nxitur investimet e huaja aq të nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Sipas medias kosovare, bashkë me Haxhën të pandehurit janë edhe Rexhë Gjonbalaj, kryesues i Bordit të Drejtorëve të PTK-së, Ismet Devolli e Blerim Devolli, pronarë të kompanive private, që i përkasin “DEVOLLI GROUP”. Akuzat për dy të parët është “lidhja e kontratave të dëmshme”, “shpërdorimi i pozitës zyrtare” dhe “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”.
Akuzat kundër Blerim Devollit, Shkëlqim Devollit dhe Ismet Bojkut janë: “Mashtrim”, “lidhja e kontratave të dëmshme”, keqpërdorim i besimit”, falsifikimi i dokumenteve”, “rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” dhe “krim të organizuar”. EULEX pak muaj më parë kishte ngritur akuza të rënda për ministrin Limaj të qeverisë së mëparshme të Kosovës. Bashkë me ish-ministrin u akuzuan rëndë edhe disa bashkëpunëtorë të tij, por duket se çështja është akoma pa një rrugëzgjidhje.

Qeveria rrezikon financimet e 100 milionë eurove nga KE

Përveç humbjes së 156 milionë eurove, qeveria e Kosovës ka humbur edhe mundësinë për t’i përfituar edhe 100 milionë euro të tjera nga Komisioni Europian. Sipas RTK, shefi i Operacioneve në këtë institucion, Kjartan Bjornson, ka thënë se nga 50 milionë eurot e parashikuara për buxhetin e Kosovës, 20 milionë nuk kanë qenë në gjendje të shfrytëzohen. “Ne së shpejti shpresojmë të nisim bisedat për mbështetjen mikro-financiare, me vlerë prej 100 milionë eurosh, por, për shkak të vonesave dhe vështirësive në hartimin e buxhetit dhe problemet me FMN-në, ende nuk mund të nisim bisedat për të siguruar këtë mbështetje. Kjo nuk do të thotë se paratë janë humbur, por me siguri që paratë do të vonohen, megjithatë, është vështirë të parashikojmë se kur këto mjete do të jenë në dispozicion”, ka thënë Bjornson.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment