Koordinim për riintegrimin e personave të riatdhesuar

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka realizuar takimet e para në kuadër të vizitave të parapara në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, me qellim te rritjes se koordinimit për te avancuar procesin e ri’integrimit të personave të riatdhesuar.

Vizita e parë është realizuar në qytetin e Pejës, ku ministrja Çitaku u takua me kryetarin e Komunës së Pejës, Ali Berisha. Ky i fundit tha se e përkrahë fuqishëm përkushtimin e ministres Çitaku për të ri’integruar të gjithë qytetarët e riatdhesuar dhe premtoi mbështetjen e plotë që ky proces të avancoj sa më shumë.

“Komuna e Pejës është në funksion të detyrës dhe shërbimeve ndaj qytetareve të vetë dhe procesi i ri’integrimit të riatdhesuarve është një proces shtesë, por parësor për ne, dhe ne do vazhdojmë ne përmbushjen e të gjitha prioriteteve ne ketë fushe të cilat janë shume te rëndësishme për procesin e ri’integrimit te tyre në shoqëri”, tha Berisha.

Ndërsa ministrja Çitaku, e cila vizitoi edhe komunën e Klinës dhe atë të Istogut, tha se të të vazhdojë t’i vizitojë të gjitha komunat tjera për të parë të arriturat dhe sfidat në ketë proces.

“Tanimë të gjithë jemi të vetëdijshëm se procesi i integrimit evropian paraqet prioritet kyç dhe sfidë kryesore për të gjitha institucionet e Republikës Kosoves. Ky proces është një pako reformash që i kemi për obligim t’i realizojmë për qytetarët tanë, dhe në këtë sfond ne do të punojmë së bashku me të gjitha komunat, me qellim të ngritjes së kapaciteteve ne nivel komunal që procesi ri’integrimi të jetë një tregim i suksesshëm për qeverisjen e vendit tonë”.

Qeveria e Kosovës, duke qenë e vetëdijshme se komunat me kapacitetet e tyre nuk mund të përballen me këtë proces, ka ndarë një fond prej 3.5 milionë euro për ta lehtësuar procesin e ri’integrimit nëpër komuna. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment