Komisioni kalon Fatmir Hoxhën për në Kushtetuese dhe 2 të tjerë për Gjykatën e Lartë

Komisioni parlamentar i ligjeve gjatë mbledhjes së ditës së sotme ka diskutuar vendimmarrjen në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.Më tej nga ky komision është vendosur që të kalojë për votim në parlament kandidati Fatmir Hoxha si pretendent për anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu edhe për Gjykatën e Lartë janë kaluar kandidatët Shkëlzen Selimi dhe Edmond Islami të cilët pritet të zënë vendet vakante.

Sakaq nga anëtarët e komisionit u tha se disa nga kandidatët e tjerë nuk përmbushin kushtet për këto poste.
(www.noa.al)

No comments:

Post a Comment