Koleksioni me vlerë 150,000 $ i Suri Cruise

Koleksioni i këpucëve të Suri Cruise është me vlerë mbi 150,000 dollarë. Thuhet se vajza pesë vjeçare e Tom Cruise dhe Katie Holmes ka një numër të madh këpucësh me taka, të bëra posaçërisht për të, dhe tashmë ajo ka dizajnuesit e saj të preferuar.

"Suri ka kaq shumë këpucë të firmave të njohura. Ajo është një fanse e madhe e Marc Jacobs, ka disa palë këpucë të bëra me porosi, dhe ndërsa rritet, do që të veshë vetëm këpucë me taka. Kështu që, nëse nuk kishin taka, Katie paguante për t′i ri-dizajnuar për Surin" tha një burim.

Thuhet se babai i saj famshëm është i lumtur të plotësojë shijet e shtrenjta të së bijës, por duket se e ëma po e humb durimin me kërkesat e saj. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment